AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 20:05

Rama konfirmon sërish në detyrë Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin

Rama konfirmon sërish në detyrë Taulant Ballën dhe Elisa

Në fund të fjalimit të tij kryeministri bëri një falenderim të veçantë për kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali duke i konfirmuar sërish në detyrat e tyre në mandatin e tretë.

“Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje”- tha kryeministri.