TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy avionë që mbanin 154 qytetarë afganë kanë mbërritur pas mesnate në vendin tonë.
Refugjatët u pritën në aeroportin e Rinasit nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në vendin tonë në orët e para të së premtes.
Bëhej fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli që u strehuan në tre struktura hoteliere në Durrës.
Në një postim në Tëitter në orët e para të së shtunës, diplomatja amerikane Yuri Kim thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.
Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njerëzit nga e keqja.”