AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 23:16

Arrin në Rinas avioni i dytë me 150 afganë

Arrin në Rinas avioni i dytë me 150 afganë

Ka mbërritur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 në Aeroportin e Rinasit, avioni i dytë me 150 afganë. Është avioni i parë i mbërritur ditën e sotme, nga dy të tillë.

Burime bëjnë me dije se ka ardhur me linjë direkte nga Kabuli, ndryshe nga avioni i dytë që pritet të bëjë linjë tranzite duke u ulur më parë në Katar.

Në Aeroport ndodhet ambasadorja Kim së bashku me ministren Xhaçka të cilat po inspektojnë situatën nga afër.

Personat që kanë mbërritur me avionin e parë po mendohet të strehohet në Qytetin Studenti, por ende nuk është e konfirmuar.