TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste, të cilët morën mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kreu i qeverisë ka pasur një falenderim të veçantë për Gramoz Ruçin, i cili njoftoi dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Në fjalën e tij, Rama tha se Ruçi do vijojë të jetë krahu i tij i djathtë.
“Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur. Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa kanë ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?
Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtruar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet.
Këto dhe pyetje të tjera si këto ka sa të duash, kërkon një vështrim kritik ndaj vetes në radhë të parë për të rreshtuar fakte që edhe mund të mos na pëlqejnë dhe gjithçka nis nga vetja. Duhet të kërkoni brenda vetes, cfarë mund të kishte bërë më mirë dhe cfarë nuk shkoi në punën e vet, në 4 vite apo në performancën e skuadrës së qarkut ku bën pjesë, për shkak të vetë atij apo asaj.
Kjo është skuadra drejtuese e PS-së, vendit, në 4 vitet e ardhshme, që duhet t’u japë drejtim shumë punëve dhe si e tillë nuk mund të jetë në lartësinë e një sfide të re dhe as të objektivave që vendosen përpara pasi ke arritur në një stacion të ri nëse nuk lufton sjelljet e vjetra brenda vetes së vet.
Duhet të përgatitemi për operacione të vështira brenda vetes, duhet të jeni gati për të hequr dorë nga lojëra të vjetra dhe individuale në dëm të qëllimeve dhe imazhit të PS-së. Jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin.
Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë apo makutër që e mbajnë dorën në xhepin e qytetarëve apo për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë apo për të ndikuar në procese tenderash apo vendimmarrje, janë armiqësore për ata që na dhëna besimin për të drejtuar vendin” tha Rama.