TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publikohen fotot e babë e bijë të cilët u arrestuan në Malin e Zi pasi u kapën duke transportuar 1.4 ton kokainë në një kontejner me banane.
Sipas mediave vendase, në pranga kanë rënë 66-vjeçari Budo Krstović dhe 27-vjeçarja Marina Krstović. Ata u arrestuan në fshatin Mojanovići në Zeta këtë të premte.
Fillimisht, babë e bijë arritën që të kalonin kontrollin në doganën e Tivarit, por kjo dukej se ishte pjesë e planit të autoriteteve.
Policia sëbashku me autoritetet doganore kishin informacion se në kontejnerin me banane kishte lëndë narkotike.
Kështu autoritetet kufitare lejuan kalimin e kamionit brenda së cilës ishte lënda narkotike dhe iu vunë në ndjekje për të zbuluar destinacionin e saj.
Më pas ata e ndaluan në fshatin Mojanovici teksa babë e bijë po bënin gati që të shkarkonin kokainën brenda një magazine.
