AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 23:00

Haki Çako përgënjeshtron lajmin: Jam në krye të detyrës!

Haki Çako përgënjeshtron lajmin: Jam në krye të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra. Ai ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë, se ai ka firmosur dorëheqjen që pritet të zyrtarizohet të premten.

“Jam në krye të detyrë, lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta. Janë intriga që kanë vijuar gjatë gjithë ditës”,- ka thënë Çako për News24.

Më herët, Lapsi.al, raportoi se Çako do të largohej nga detyra, pas skandalit të dosjes së Habilajve.