AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 21:59

Tahiri: Politika nuk e ka luksin t’u dalë përballë kriminelëve

Tahiri: Politika nuk e ka luksin t’u dalë përballë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha në “Opinion” se “politika i ka shfrytëzuar kriminelët për interesat e saj, dhe se nuk e ka luksin t’u dalë përballë atyre dhe t’i dënojë ata”.

“Ekzagjerimi me bandat është i tepërt, nuk ka të tilla. Të gjithë këta që quhen banditë, janë të arrestueshëm, por janë gjykatat që e kthejnë prapë mbrapsht”.