AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 21:37

Tahiri: Mbaj përgjegjësi morale, ua shita makinën njerëzve që bënin aktivitet kriminal

Tahiri: Mbaj përgjegjësi morale, ua shita makinën njerëzve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha në “Opinion” sqaroi edhe një herë çështjen e makinës tip AUDI, duke thënë se nuk e deklaroi shitjen e makinës, pasi kishte humbur gjyqin me Shkëlzen Berisha.

“Mbaj përgjegjësi se ia kam shitur njerëzve që kanë bërë aktivitet kriminal. Do të mbaja përgjegjësi morale, jo ligjore. Kam riudhëtuar dy-tre herë me makinën time, pasi kam shkuar me pushim me familjen time, djalin, nusen, dhe prindërit.

Askush nuk ka udhëtuar me makinë time, asnjëherë nuk kam udhëtuar me Habilajt”, - tha Tahiri.