TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që Shqipëria është tronditur nga historitë me banda dhe përfshirja e ish-ministrit të brendshëm Tahiri në trafikun e drogës, Presidenti Meta duket mjaft i relaksuar. Meta mbrëmjen e sotme gjendet në stadiumin e Elbasanit, ku po sheh ndeshjen Skënderbeu - Partizani i Beogradit. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, në emisionin "Të Paekspozuarit". Kjo është ndeshja e dytë që Meta sheh në stadium, brenda kësaj jave, pas derbit të Milanos të dielën. Duket se Presidenti, detyrën e re e ka marrë me shumë sportivitet. /TPZ.AL/