TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koço Kokëdhima publikon fakte tronditëse për ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima u shpreh se, Saimir Tahiri ka kërkuar në vitin 2014 kontrollin e radarëve në det, ndërsa Ministria e Mbrojtjes shpeshherë i ka nxjerrë jashtë funksionit.
Kokdhima: Tahiri, kërkoi në 2014 të merrte radarët e detit. Unë historinë e drogës e kam kuptuar që në vitin 2014-të. Në nëntor 2014 e bëra publike pikëpamjen time. Këtu droga u kthye në një projekta qeveritar. Tahiri tentoi të merrte nën kontroll qëndrën e operacioneve detare, këtë e donte Tahiri në vitin 2014 nga Ministria e Mbrotjes. Kjo qendër ka dhe sistemin e kontrollit mbi detin, pastaj u tërhoq pasi ju bë e qartë që këto janë asete të NATO-s. Ministria e Mbrotjes është e përfshirë në këtë histori, mbajtja jashtë pune e këtij sistemi, u përjashtua kompania që kishte bërë sistemin, dhe ky sistetm u nxor jashtë pune. As sot e kësaj dite nuk është vendosur në punë. Përgjegjesia e Ministria e Mbrotjes, pra Mimi Kodheli. Ajo ka larguar specialistët më të mirë që kanë punuar atje./TPZ.AL/
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1930351287229203/