AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 22:31

Dosja Habilaj/ Haki Çako ka firmosur dorëheqjen?!

Dosja Habilaj/ Haki Çako ka firmosur dorëheqjen?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur dokumentin e dorëheqjes nga detyra.

Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet. Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte.

Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit. Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge.

Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar. Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike.

©LAPSI.AL

 

Haki Çako përgënjeshtron lajmin: Jam në krye të detyrës!

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra. Ai ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë, se ai ka firmosur dorëheqjen që pritet të zyrtarizohet të premten.“Jam në krye të detyrë, lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta. Janë intriga që kanë vijuar gjatë gjithë ditës”,- ka thënë Çako për News24.

Më herët, Lapsi.al, raportoi se Çako do të largohej nga detyra, pas skandalit të dosjes së Habilajve.