TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për implikimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës.
Bushati tha se dy vite më parë kemi patur një oficer policie, të cilit i dëgjuam një denoncim dhe ai thoshte ato gjëra që sot u vërtetuan por që Rama dhe propaganda e tij e diskretituan.
" Kishte edhe ambasadorë që duartrokisnin Ramën kur diskretitonte Zaganin", tha Bushati.
"Çdo mendje normale e kupton se kemi të bëjmë me një gjë të vërtetë. Kemi të vërtetuar lidhjen e Saimir Tahirit me grupin e arrestuar".
Bushati tha se qeveria shqiptare e mohoi për vite me rradhë këtë gjë, derisa shteti italian "na përplasi dokumentat në fytyre".
"Fati juridik i Tahirit mund të shkojë si të dojë, por kemi të qartë 100% që kemi patur një ministër të rendit që nuk ka qenë atje për të mbrojtur qytetarët, por për të mbrojtur bandat" tha Tahiri.
TPZ.AL