AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 21:43

Tahiri: Kam udhëtuar me makinën “Audi” edhe pasi ua shita Habilajve

Tahiri: Kam udhëtuar me makinën “Audi” edhe pasi ua shita

Pas përfshirjes së tij në një skandal pas përgjimeve të trafikantëve të drogës dhe implikimin e emrit të tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë për faktin se pse ka udhëtuar sërish me “Audin” që ua kishte shitur Habilajve.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Tahiri tha se kishte udhëtuar me këtë mjet 2-3 herë gjatë kohës që ishte me pushime me familjen e tij.