TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Romelu Lukaku është tema e momentit në futboll. Edhe pse e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të qëndruar tek Interi, sulmuesi belg është afër rikthimit te Chelsea.
130 milion euro do shpenzojnë “Blutë e Londrës” për goleadorin e kampionëve të Italisë.
Pas Thomas Tuchel, Lukaku ka marrë elozhe edhe nga Pep Guardiola, trajneri i Manchester City.
“Romelu është një sulmues që në moshën 24-vjeçare kishte shënuar 100 gola në Premier League, jo keq. E dimë mirë se çfarë duelesh zhvillon në topat e gjatë, është i fortë dhe i shpejtë.
E kam parë kur luante tek Everton me mikun tim Roland Koeman: ai në ndëshkoi këtu në ‘Etihad Stadium’, por edhe në ‘Goodison Park’.
Ai është një lojtar i shpejtë, e mban topin afër dhe ndihmon shokët e skuadrës që të bëjnë lëvizjet e duhura: është më i miri në këtë aspekt.
Ne mund ta konsiderojmë atë një futbollist të klasit botëror", u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë.