TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Caleb Ekuban firmos në Itali me Genoan.
Pas një sezoni shumë pozitiv me Trabzonspor në Turqi më i miri në karrierë pas atij me Partizanin pasi në 32 ndeshje të Superligës turke realizoi 10 gola, ish-sulmuesi i të kuqëve është rikthyer në kampionatin ku hodhi hapat e parë me fanellën e Chievos.
Në arkat e klubit turk do të shkojnë 2 milionë euro, ndërsa prej kohësh sulmuesi ganez e kishte shprehur dëshirën për të luajtur në Itali.
Në sezonin 2016-2017, Ekuban ishte pjesë e Partizanit duke zhvilluar 34 ndeshje dhe shënoi 17 gola në një sezon të vetëm.