SPORT, 4 Gusht 2021, 17:19

Eni Imami te Dinamo, rikthehet pas tetë vitesh te klubi mëmë

Eni Imami te Dinamo, rikthehet pas tetë vitesh te klubi mëmë

Dinamo nuk ndalet në merkato. 18 herë kampionët e vendit kanë rikthyer në skuadër mbrojtësin Eni Imami, pasi e kishin arritur marrëveshjen me të prej kohësh.

“Mbrojtësi Eni Imami është firma e radhës për Dinamon. 28-vjeçari pas eksperiencave në disa klube në Superiore rikthehet në shtëpi, aty ku nisi karriera futbollistike.

Imami është bashkuar sot me skuadrën në Pogradec”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë.

Imami te “Blutë” në fillimet e tij ka luajtur si mesfushor, për të kaluar më pas si mbrojtës i majtë dhe te Kukësi kaloi si qendërmbrojtës.

Imami do të jetë një nga opsionet e trajnerit Bledi Shkëmbi për prapavijën.

Te Dinamo ai gjen edhe Aleksandër Isaevksin, i cili spikati vjet me Vllazninë dhe ishte shok skuadre me Imamin.