SPORT, 5 Gusht 2021, 14:35

Real Madrid prezanton fanellat e treta, do të vishen të dielën ndaj Milanit

Real Madrid prezanton fanellat e treta, do të vishen të dielën
Real Madrid ka publikuar fanellën e tretë që do të përdorë sezonin e ri në transferta. Lojtarët e Carlo Ancelottit do t’i veshin këto fanella për herë të parë ndaj Milanit. “Los Blancos” do të zhvillojnë një takim miqësore ndaj kuqezinjve të dielën (8 gusht, 18:30). Bluja u zgjodh si ngjyra kryesore. Ndërkohë ngjyra portokalli shërben për të kompozuar tre vija ikonike të Adidas, në lartësinë e shpatullave. Logoja, sponsori teknik dhe sponsori kryesor do të jenë në të bardha. Debutimi me këtë fanellë të re do të ndodhë në fundjavë ndaj skuadrës së Stefano Piolit, që do të zhvillohet në Klagenfurt të Austrisë.