TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpool vazhdon me rinovimet e kontratave dhe pas Trent Alexander-Arnold dhe Fabinho ka nënshkruar edhe portieri Alisson Becker.
“Nuk kam humbur shumë kohë të mendohem.
Në tre vite e kemi ndërtuar besimin te klub dhe unë e familja ime jemi vërtetë të lumtur këtu.
Fëmijët e mi po jetojnë në Angli dhe jemi të lumtur. Jam i gëzuar që vazhdoj të qëndroj te Liverpool.
Nuk ishte e vështirë për mua të pranoja ofertën”, tha mes të tjerash Becker.
Alisson u transferua te Liverpool verën e vitit 2018 nga Roma, për shumën e 62.5 milion eurove, rekord atëherë. Kontrata e re me “The Reds” do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027.