SPORT, 4 Gusht 2021, 20:58

Zapata si pasues i Lukakut, zbulohen detajet e ofertës së Interit për Atalantën

Zapata si pasues i Lukakut, zbulohen detajet e ofertës së Interit

Romelu Lukaku kërkon të rikthehet te Chelsea, pas ofertës që ka marrë së fundmi dhe te Interi janë në pozita të vështira. Belgu ishte një nga lojtarët kryesorë që riktheu zikaltrit te titulli kampion, por nga ana tjetër duhen rregulluar edhe bilancet. Në këto kushte te Interi po përgatitin shitjen e Lukakut dhe blerjen e pasuesit të tij, që luan gjithashtu në Serie A dhe ka treguar se und të shënojë shumë gola. Bëhet fjalë për Duvan Zapata të Atalantës, për të cilin klubi nga Bergamo pretendon të arkëtojë 50 milion euro. Interi po bën gati ofertën, që pritet të variojë nga 35 në 40 milion euro. Për Zapata është gati një marrëveshje 4-vjeçare.