SPORT, 4 Gusht 2021, 21:33

Barcelona zhgënjen në miqësoren ndaj Salzburg, Manaj ‘ngroh’ stolin, vetëm 5 minuta në fushë

Barcelona zhgënjen në miqësoren ndaj Salzburg, Manaj


Barcelona ka zhgënjyer në miqësoren e radhës ndaj Salzburg. Blaugranët janë mposhtur në fund me rezultatin 2-1 nga austriaket.

Zhgënjyese ishte kjo sfidë dhe për sulmuesin shqiptar  Rey Manaj i cili u fut në fushë vetëm 5 minuta nga fundi.

Madje Manaj u fut në lojë kur Barcelona sapo kishte barazuar rezultatin në 1-1 me Breathwaite. Ai zëvendësoi De Jong, por duket se i ndolli fat të keq spanjollëve që në minutën e 90-të pësuan golin e dytë.