SPORT, 5 Gusht 2021, 14:54

Ideja e fundit e merkatos, Milani tenton mesfushorin e Juventusit

Ardhja e Manuel Locatellit ose rikthimi i Miralem Pjanic, do të ndikonte në largimin e Aaron Ramsey nga Juventusi.

Edhe pse Max Allegri e vlerëson shumë mesfushorin uellsian, ky i fundit dëshiron të luajë dhe nuk do e priste mirë përfundimin në stolin e bardhezinjve.

Ramsey Ronaldo dhe Higuain

Në skenë ka dalë Milani, që akoma nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu. Shumë emra ndodhen në listën e drejtuesve të kuqezinjve, aty ku është shtuar edhe emri i 30-vjeçarit nga Uellsi, i cili aktivizohet në të gjithë pozicionet e mesit të fushës.

Mediet italiane shkruajnë se Milani do të tentojë huazimin e lojtarit, edhe pse Juventusi do të preferonte shitjen e tij të menjëhershme.

Bisedimet nuk kanë nisur akoma, por dyshja Maldini-Massara po e mendojnë seriozisht afrimin e Ramsey.