SPORT, 4 Gusht 2021, 20:52

Klubet spanjolle në krizë nga pandemia, La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Klubet spanjolle në krizë nga pandemia, La Liga arrin


La Liga ka lajmëruar këtë të mërkurë se ka arritur një marrëveshje në parim për t’i shitur 10% të kampionatit spanjoll firmës CVC Capital Partners për 2.7 miliardë euro, një shumë që do mt’u japë oksigjen klubeve spanjolle që janë prekur nga pandemia.

Marrëveshja, e para në llojin e saj nga një kampionat i madh europian, e vlerëson La Liga-n 24.4 miliardë euro dhe pritet të miratohet nga bordi i La Liga-s dhe ai i CVC më vonë ditën e sotme, është bërë e ditur në një komunikatë për shtyp.

Rreth 90% të shumës që CVC do të investojë, do të kanalizohet drejtpërdrejt te klubet e La Liga-s, por edhe te skuadrat e kategorive inferiore.