SPORT, 5 Gusht 2021, 08:53

Nata e shqiptarëve në eleminatoret e Champions League, Muçi i shënon Dinamo Zagrebit, Uzuni fiton penallti

Nata e shqiptarëve në eleminatoret e Champions League, Muçi i

Ditën e djeshme janë luajtur tre ndeshje të eleminatoreve të Champions League.

Me plot gojë mund të thuhet se vërtet ka qenë një mbrëmje shqiptarësh pasi Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni ishin protagonistë në rezultatet e ekipeve që përfaqësojnë.

Talenti nga Tirana shënoi një supergol ndaj Dinamo Zagrebit duke ndihmuar Legian e Varshavës të marrë një barazim në Kroaci.

Polakët ishin në disavantazh deri në minutën e 82-të, por Muçit i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë për të realizuar.

Nga ana tjetër Myrto Uzuni po ashtu ka qenë protagonist absolut në fitoren e Ferencvaros ndaj Slavia Pragës pavarësisht se nuk shënoi.

Fillimisht ai rekuperoi një top në zonën e tij duke inicuar një kundërsulm që përfundoi me një autogol qesharak nga kundërshtarët. Më pas Uzuni fitoi me zgjuarsi një penallti që u shënua në gol nga Kharatin.