AKTUALITET, 30 Janar 2019, 16:25

Greta Koçi flet për mardhënien me Genc Prelvukaj: Jemi në krizë

Greta Koçi flet për mardhënien me Genc Prelvukaj: Jemi në

Këngëtarja Eni Koçi prej kohësh përflitet se është në një lidhje me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj.

E ndërkohë pak ditë më parë u zbulua se lidhja e tyre kishte kaluar në një tjetër nivel, duke qenë se të dy u panë me unaza në gishtin e fejesës.

Teksa çifti duket se shkojnë për mrekulli me njëri-tjetrin, marrëdhënia e motrës së Enit, Greta Koçi me Gencin duket se është në krizë.

Këtë e ka dëshmuar vetë Greta e cila në Instastory i ka kthyer përgjigje një prej ndjekësve, i cili i ka shtruar pyetjen:

“Si i ke marrëdhëniet me Gencin?”

Ndërkaq, ajo i është përgjigjur:

“Jemi në krizë momentalisht.”

E ka patur seriozisht apo është tallur? Mbetet ta zbulojmë në vijim!