TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-punonjësi i policisë Arben Bilali i cili u ekzekutua ditën e sotme nga një atentat në zonën e Selitës, ka humbur më parë dhe dy vëllezërit e tij.
Arben Bilali i vrarë me armë zjarri këtë të martë kishte humbur më parë edhe dy vëllezrit e tij në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme.
Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010.
Madje detaji që lidh këtë vrasje me ekzekutimin e Arbenit është se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend, tek vilat e Selitës, aty ku edhe banojnë.
Ish punonjësi i policisë Arben Bilali ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë edhe pse zyrtarisht nuk ishte pandehur asnjëherë për këtë krim.
Edhe atentati ndaj Leonard Bilalit, të vëllait të tij u hetua si një vrasje për hakmarrje. Në 2010 policia hetoi edhe disa probleme të vëllait të viktimës, ish-efektiv policie. Arben Bilali, ish-oficer i Forcave të Rendit, u qëllua me pistoletë në ditët e para të muajit maj të vitit 2010, kur ndodhej në një bar tek ish-stadiumi “Dinamo”.
Ai i shpëtoi atentatit pasi mori mjekim në spital pas dy plagëve të marra në lokal nga të shtënat me pistoletë.Policia kishte dyshime se pas dështimit të atentatit ndaj tij, në lidhje me këtë ngjarje të vjetër mund të jetë ekzekutuar vëllai i ish-oficerit.
50 vjeçari Arben Bilali kishte shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit, kryesisht tek Komisariati Nr. 2 dhe FNSH.
Ai u qëllua rreth orës 14:35 ndërsa dyshohet se autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Benz”.