AKTUALITET, 30 Janar 2019, 14:46

DOKUMENT/ Kryeprokurorja e Pukës kërkesë KLP-së: Jam vetëm, nuk hetoj dot më se…

Kryetarja e Prokurorisë së Pukës me anë të një letre drejtuar KLP-së kërkon që të shtohet numri i hetuesve në institucion që ajo drejton.

Në letrën e siguruar nga “Panorama”, kryeprokurorja e Pukës Elidjana Kasa, bën me dije se se ajo është e vetme dhe e ka të pamundur të hetojë për shkak të lidhjeve fisnore.

“Aktualisht, që nga data 07.12.018 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, rezulton se në detyrë është vetëm drejtuesja e kësaj prokurorie. Nisur nga ngarkesa në punë, që është e papërballueshme për një prokuror të vetëm, do ju kërkoja që të shikonit mundësinë e plotësimit të organikës së kësaj prokurorie. Kjo kërkesë bazohet edhe në faktin se, unë si drejtuese e kësaj prokurorie kam lindur dhe banoj në qytetin Pukë dhe në disa procedime penale që aktualisht janë në ndjekje nga kjo prokurori si edhe me të arrestuar, unë e kam të pamundur që të ushtroj funksionet e prokurorit për shkak të lidhjeve fisnore”, thuhet në shkresën e prokurores së Pukës.