TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ish-polic ka mbetur i vrarë pranë shkollës 'At Zef Pllumi'. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Sipas News 24 viktima është Arben Bilali, i cili u qëlluar me vdekje sot pranë zonës së Tiranës së re.
Sipas raportimeve të para Bilali ka mbetur i vdekur në vend, pasi është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa në vitin 2008 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.
Foto nga vendi i ngjarjes.