AKTUALITET, 30 Janar 2019, 14:31

Ishte dënuar me burg në mungesë, kapet i dënuari/ EMRI

Ishte dënuar me burg në mungesë, kapet i dënuari/ EMRI

Ndalohet shtetasi Agim Doçi, i shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 2 vite burg, pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

Policia bën me dije se ka kapur shtetasin Agim Doçi. “Në ngarkim të shtetasit

A.Doçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”, por ai e ka thyer urdhrin”- njofton policia.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasin Agim Doçi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal, pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

Në ngarkim të shtetasit

A.Doçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë po gjatë kohës që ka qënë nën masën e sigurisē dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë nga gjykata ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.