AKTUALITET, 30 Janar 2019, 14:38

FOTOT/ Vijon përplasja tek Juridiku, nuk lejohet zhvillimi i mësimit as tek “Petro Nini”

Studentët e Fakultetit Juridik që kërkojnë të bëjnë mësim janë përplasur sërish me pjesën tjetër që kërkojnë që të vijojë bojkoti.

petro nini2petro nini1petro ninipetro nini3petro nini4petro nini5

Ata janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ‘Petro Nini Luarasi’ për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë nga studentët bojkotues.

Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

Merret vendimi/ Studentët e Drejtësisë nisin sot mësimin, ja ku zhvillohet

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në UT të cilët duan të zhvillojnë mësim, që sot, do të ketë mundësi t’i ndjekin leksionet e seminaret në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

asasasa

“Njoftohet i gjithë personeli akademik dhe studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës, se nesër në datë.30.01.2019, ora 14.00, rifillon procesi mësimor në ambjentet e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’”, thuhet në një njoftim të Fakultetit të Drejtësisë.

Prej ditësh, një grup studentësh kanë bllokuar fakultetin e Drejtësisë, duke zgjedhur të protestojnë aty, për plotësimin e kërkesave që kanë shtruar prej kohësh.

Më herët gjatë kësaj të marte, ka qenë Dekani i Fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha, i cili ka njoftuar se mësimi për studentët e fakultet që ai drejton do të nisë në një nga gjimnazet e Tiranës.

Në Fakulteti e Drejtësisë, së fundmi, ka pasur tensione dhe përplasje mes grupeve të studentëve, pasi janë ndarë në ata që duan të vijojë mësimi dhe në ata që duan të vijojë bojkoti.