AKTUALITET, 30 Janar 2019, 15:50

FOTO/ Vrasja e ish-policit në Tiranë, dyshimet se ekzekutimi ndodhi për…

FOTO/ Vrasja e ish-policit në Tiranë, dyshimet se ekzekutimi ndodhi

Arben Bilali, ish-efektivi i Forcave Speciale mbeti i vdekur sot pasi u qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar në Tiranë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Bilali është vrarë për hakmarrje, për disa përplasje të vjetra me grupin e Yzberishtit.

Mësohet se 50-vjeçari është i martuar me një efektive të Policisë, e cila punon në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Bilalit në vitin 2008 i kanë ekzekutuar një vëlla me 4 plumba, ish-mundësin Leonard Bilali.