AKTUALITET, 30 Janar 2019, 15:45

FOTOT+EMRI/ Tronditet Tirana, ja vendi ku u ekzekutua ish-efektivi i Policisë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, pasi sipas informacioneve një ish-polic ka mbetur i vrarë.

vendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali5

Mësohet se viktima është Arben Bilali, ish-efektivit të Forcave Speciale, i cili u qëllua me vdekje sot pranë zonës së Tiranës së re.

vendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali6

Sipas raportimeve të para Bilali ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.

Po ashtu bëhet me dije se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

vendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali7

Ndërsa Policia, në një njoftim paraparak bën me dije se “rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit“.

vendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali1 copyvendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali2 copyvendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali3jpg copyvendi ku ndodhi vrasja e ish policit Arben Bilali4