TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar sot dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Në ‘Ditën e Europës’ Ruçi tha para gazetarëve se ky ishte një veprim për t’u vlerësuar nga ana e Tahirit, në një politikë që thuhet shpesh se është pa moral.
“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë se ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet tja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret. Dhe këtu e përmendja se i famshmi Curcil; Politika ska moral. Ndaj brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitett. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, për tu mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë. “, tha Ruci.