AKTUALITET, 8 Maj 2018, 22:55

Çfarë do të ndodhë me taksën e Rrugës së Kombit? Rama: Po punojmë për një opsion të ri

Çfarë do të ndodhë me taksën e Rrugës së

Kryeministri Edi Rama i ftuar sonte në emisionin “Top Show” ka folur edhe për vendimin e taksimit të Rrugës së Kombit, duek treguar se çfarë do të ndodhë tani.

“Është e pamundur të mos gabosh por është shumë e rëndësishme që kurrë të mos gabosh me qëllim të keq dhe është shumë e rëndësishme të mos përsërisësh gabimet.

Është një mësim që duhet të vlejë me mënyrën e marrjes së vendimeve, në rastin konkret, brenda 60 ditëve nga rasti kur ndodhi ne do të japim një opsion të ri. Sepse ajo rrugë nuk mbahet dot. Ka dy alternativa, ose të bësh sikur nuk kupton ose të drejtës për tua thënë njerëzve të vërtetën në sy. Po punojmë për një opsion që të jetë sa më i arsyeshëm për banorët por të mos vërë në rrezik projektin. Por do të lëmë të gjithë kohën e nevojshme.

Sa u takon dëmeve, sipas ligjit ata që e dogjën duhet ta paguajnë, një barbari e tillë është prapë kosto për arkën e shtetit. Edhe kompania ka bërë gabimet e veta, por nuk mund t’i lëmë fajet kompanisë sepse nuk duhej shteti ta linte të gabonte. Shkurt fare, përgjegjësia në radhë të parë i takon qeverisë, dhe në emër të qeverisë përgjegjësinë e kam marrë unë me dorë në zemër”, u shpreh Rama.