TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet për mundësinë e krijimit të një partie të re nga Astrit Patozi duke theksuar se PD ka nevojë për kontributet e të gjithëve.
“Unë kam shprehur qëndrimet e mia, ndaj Patozit, të gjithë ish-bashkëpunëtorëve të mi. Duke apeluar që secili t’i dalë zot kontributit të tij, por thelbi i lirisë së njeriut, por sidomos i atyre që kanë vuajtur për liri është zgjedhja. Çdo njeri ka të drejtë të zgjedh atë që mendon se është më e mira. Thirrja ime është që ata janë personalitete të PD-së, por secili merr vendimin e vet. Të mos harrojnë se kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Në shtator të vitit 1991, kur nuk kishim bërë akoma parti, e gjithë kryesia kundër Sali Berishës. Të gjithë ata u zgjodhën në kryesi”, ka qenë kjo deklarata e Berishës.