AKTUALITET, 8 Maj 2018, 22:39

Berisha shigjeton kundërshtarët e Bashës: Nuk mund të gjykojnë partinë nga një person

Berisha shigjeton kundërshtarët e Bashës: Nuk mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë sot një intervistë në emisionin 360gradë në Ora News përball gazetarit Artur Zheji.

Në këtë intervistë Berisha ka folur për përçarjen e PD dhe deklaro se kundërshtarët e Bashës duhet që të ishin në Kuvendin Kombëtar.

Pjesë nga intervista

Opozita ka përgatitur furtunën, nuk ka mënyrë tjetër për të rrëzuar Edi Ramën. Ta harrojnë Shqiptarët se Edi Rama mund të iki ndryshe.

Ju në 2005 bashkuat të gjithë, ndërsa tani nuk ka një frymë bashkimi

Përpjekje janë bërë, Kuvendi miratoi një statut ku donte të bashkonte. Mneri një kundërshti kryesore që kryetari i partisë të jap dorëheqjen Kjo klauzolë nuk ekziston në asnjë parti popullore. Në këto raste ose e jep dorëheqjen në mënyrë të vullnetshme, ose anëtarësia kërkon votëbesimin e kryetarit.

Opozita në radhë të parë, secili demokrat duhet të ketë objektiv themelor rrëzimin e Edi Ramës, do të ketë mundësi të shprehet pas zgjedhjeve

Topalli thotë se Rama rrëzohet po rrëzuam Bashën?

Partia Demokratikë nuk ka luksin që të mos humbë asnjeri. Dje u tha urdhri për hapje të fushatë, dhe ka pasur urdhër që të nis fushata. Por secili duhet që të në hap.

Po të ishin në kongres dhe të kishin thënë fjalën e tyre do ishte me mirë, nuk mund të gjykojnë partinë vetëm me një njeri. Diskutimet e tyre duhet të ishin dëgjuar me interes.

Selami u fishkëllye?

Ishte një gabim, kishte dhe të tjetë që u dëgjuan. Duhet të kishin ardhur dhe të kishin folur.