AKTUALITET, 9 Maj 2018, 10:48

Monologu në Top Show/ Ku gënjeu Rama për Tahirin?

Edi Rama u njëhsua dje me Saimir Tahirin në të gjitha qëndrimet që mbajti edhe ndaj tij edhe ndaj punës së policisë gjatë periudhës që të dy e drejtonin atë. Por perveç monologut të gjatë dhe të pandërprerë se prokuroria nuk ka prova, se ai nuk i heq asnjë presje lavdërimeve për punën e dikurshme të ish ministrit, se rasti i përfshirjes në përgjimet e trafikantëve është tjetër gjë në emisionin e mbrëmshëm Top shou pati edhe diçka interesante.

Po të krahasohet dalja po në Top Channel në emisionin “Të Paekspozuarit” të Saimir Tahirit me atë të Ramës këtë të hënë, rrezulton se ata kanë vendosur në bashkërendim të njëtën linjë mbrojtjeje. Ish ministri i akuzuar sot për trafik këmbënguli në faktin se në kohën e qeverisë Berisha ka pasur më shumë kultivim kanabisi, por ndryshimi është se ngaqë qeveria e rilindjes i shpalli luftë rreth këtij fenomeni u bë më shumë xhurmë.  Ai pretendoi se ata e gjetën të trashëguar fenomenin e kultivimit dhe të mbjelljes së bimëve narkotike dhe, njësoj si Tahiri këmbënguli se këtë gjë e provonin edhe dokumentat e Guardia di Financa italiane.

Po në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Njësoj si Tahiri edhe Rama gënjejnë në qasjen që kanë zgjedhur për të bërë avokatinë e vetëvetes. Dhe meqë të gjitha kundërfaktet Tahirit iu thanë sy më sy Saimir Tahirit në emisionin “Të Paekspozuarit”, por në Top shou nuk u gjet askush që ato tia kujtojë dhe Ramës, Lapsi.al po i kujton edhe njëherë.

Në 2 korrik të vitit 2015 Saimir Tahiri ministër i brendëshëm deklroi në emisionin “Opinion” se “Me Lazaratin e hoqem Shqiperine nga harta e vendeve që kultivojne kanabis. Per herë të parë në 25 vjet Shqiperia njihet nderkombetarisht që nuk eshte vend origjine pot tranziti per trafikun e drogës”. Pra me këtë qëndrim që shpallte Tahiri kuptohej lehtë që beteja me hashashin, edhe kultivimin e tij ishte fituar në vend. Këtë qëndrim konfirmoi dyshja Rama- Tahiri edhe në shtator 2015 në konferencën Antidroga një histori suksesi.

Pas saj filloi një fushatë e madhe në vend se beteja me kanabisin ishte fituar dhe se gjithë ata që thonin të kundëertën ishin pjesë e kanzanit apo frontit të të keqes.

Por nuk zgjati shumë dhe fasada e propogandës ra.

Të gjithë mediat më të mëdha botërore fillluan të bëjnë investigime dhe reportazhe që e konsideronin Shqipërinë kultivuesen më të madhe të kanabisit në botë.

Dhe këtu propaganda e dyshes Tahiri Rama ndryshoi sërish.  Nga shpallja e suksesi të zhdukjes se hashashit ata nxorrën teorinë që vazhdojnë të përmendin edhe sot : « Ne po e luftojmë se e kemi tashëguar nga Saliu ».

Por edhe kjo faqe e re e propagandës ra shpejt, megjithëse Ramës nuk u gjet njeri që t’ia përmendte në Top Shou. Kreu i antimafias italiane Franko Roberti deklaroi në mars 2017 se nga Shqipëria po vërshonte më shumë drogë se kurrë ndonjëherë më parë. Po ashtu raporti i Departamentit Amerikan të shtetit i këtij viti theksonte : « Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën ».

Pra majaftojnë këtë fakte për të provuar se beteja me drogën as ishte fituar në verën e vitit 2015 siç pretendonte dikur Tahiri as ishte një plagë e trashëguar nga Sali Berisha siç dredhoi më pas dyshja Rama Tahiri.

Kjo kronologji është tashmë e njohur. Por pyetja që shtrohet pas saj është : përse Edi Rama vazhdoi të përsërisë në Top Shou të njëjtat gënjeshtra njësoj si ish ministri i tij tek « Të paekspozuarit » ?

E  vetmja përgjigje për këtë është se ai po kërkon të mbajë në këmbë alibinë e Tahirit, ashtu siç ka bërë historikisht duke ngritur alibi për trafikantët edhe atëhere kur thoshte se avionët e drogës janë avionë spërkatjeje për mushkonjat edhe atëhere kur Dritan Zagani tha se Tahiri Ishte bashkëpuntor i habilajve dhe ai e etiketoi si « dekonspirues të aksioneve të policisë dhe bashkëpunëtor të trafikantëve ».

Lapsi.al