TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eugent Bushpepa është kualifikuar në finalen e Eurovision. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në këtë festival, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Bushpepa ka kënduar këngën “Mall”, e cila është vlerësuar nga kritikët.
Performanca e tij ka qenë e jashtëzakonshmë dhe ka bërë që publiku në sallë të çohet në këmbë.
Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen e Eurovision që do të mbahet në datën 12 Maj.
Shtetet e kualifikuara në gjysëmfinalen e parë janë: Austria, Estonia, Qipro, Lituania, Israeli, Republika Çeke, Bullgaria,Shqipëria, Finlanda, Irlanda.
Në finale ka arritur të kalojë edhe Qipro, me këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
/TPZ.AL/