AKTUALITET, 8 Maj 2018, 23:20

Pas ishemisë në tru/ Luan Hajdaraga për mjekim të specializuar në Turqi. Pamjet nga spitali

Pas ishemisë në tru/ Luan Hajdaraga për mjekim të

Pas lajmit se ish ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga pësoi një ishemi celebrale në tru, duke goditur traun e doganës së Qafë Thanës ndërsa ishte duke u kthyer me makinë nga Maqedonia drejt Shqipërisë pak javë më parë, vjen lajmi i mirë. Deputeti i LSI Flamur Çelaj i cili ka vizituar Hajdaragën thotë se ish ministri i Mbrojtjes është mirë dhe sëshpejti pritet të rikthehet.

Ish deputeti socialist Luan Hajdaraga tani ndodhet në Izmir (Turqi) në spitalin Yildrim Beyazit për një mjekim edhe më të specializuar. Fillimisht Hajdaraga u transportua me helikopter nga vendi ku pësoi goditjen dhe mori ndihmën e menjëhershme e të specializuar në Sptialin Nr. 5 pranë QSUT në Tiranë e ku u ndoq nga afër nga Profesoresha Mira Rakacolli. Pas stabilizimit të parametrave jetikë, me ndërhyrjen e qeverisë Rama, Hajdaraga u dërgua para disa ditësh për mjekim më të specializuar në Turqi.

Statusi i plotë i Flamir Çelaj:

Lajm i mirë,

Luan Hajdaraga është mirë dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.

U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithë të tjerët ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të të plotë dhe të shpejtë.

Flamur Çelaj

Kryetar i Komisionit të Sigurisë në LSI