AKTUALITET, 9 Maj 2018, 09:33

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” pezullon nga detyra dekanin e pedagogët pas arrestimit për korrupsion

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” pezullon nga detyra dekanin e

Pas arrestimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, shefes së departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagogeje, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka marrë vendimin për pezullimin e tyre nga detyra.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.