AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 14:41

Grabitja e rreth 6 mln eurove në Rinas, të arrestuarit kërkojnë përballje me “tradhtarin” e grupit

Grabitja e rreth 6 mln eurove në Rinas, të arrestuarit

Të arrestuarit si pjesë e grupit që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, kërkojnë nga Gjykata për Krime të Rënda të ballafaqohen me Alkond Bengasin.

Ky i fundit, me dëshminë e tij zbuloi pjesërisht planin si u realizua grabitja, ndërsa ai që modifikoi furgonin e përdorur për vjedhjen e rreth 6 milion eurove në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ish-komando Oltjon Veseli kërkon ballafaqim me Bengasin duke thënë gjithashtu se deklarimet e tij nuk mund të përdoren si provë.

Që prej 9 prillit të këtij viti kur ndodhi grabitja e bujshme në Rinas, ende nuk ka asnjë gjurmë për miliona eurot e vjedhura.

Nga ngjarja mbeti i vrarë Admir Murataj. Ndërsa për 6 të arrestuarit dhe personin në kërkim Klement Cala, më herët Krimet kanë nisur hetim pasuror.