AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 14:30

Aksioni i RENEA, në rrjetën e policisë edhe punonjës të AMA

Aksioni i RENEA, në rrjetën e policisë edhe punonjës të


Operacioni i RENEA-s i nisur në Elbasan në kuadër të hetimeve për fisin Çapja, duket se çoi drejt prangave edhe tetë zyrtarë të administratës, mes tyre edhe punonjës të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA) në Tiranë, pasi kanë kryer shkelje në mos licencim dhe pagesë taksash.

Nga aksioni policor deri më tani janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion 8 zyrtarë të administratës shtetërore dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Mes të arrestuarve është anëtarja S. M.

Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni i punonjësve të administratës u zbulua nga hetimet që po kryheshin për një grup kriminal në Elbasan, disa prej të cilëve janë shoqëruar në këtë operacion.