AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 08:20

Tiranë-Durrës, gjashtë automjeteve u çahen gomat, qytetari: Shyqyr që shpëtova kokën/VIDEO

Gropat e shumta të krijuara dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme në autostradën Tiranë- Durrës, në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë.

makinat

Ndodh edhe kështu, si denoncimi i këtij qytetari në DurrësLajm, i cili ka treguar me video se çfarë ndodh konkretisht. Në video, duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat. “Shyqyr që shpëtova kokën!”,- shkruan qytetari, që dërgoi videon.

Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.