TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar për një grup shqiptarësh të cilët janë tashmë nën prangat e policisë italiane.
Mësohet gjashtë shqiptarët janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes nëpër vilat e italianëve, ndërkohë që nëntë të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, për të njëjtën akuzë.
Grupi i grabitësve shqiptarë, ushtronte aktivitetin në Italinë qendrore dhe veriore.
Shqiptarët ranë nën pranga nga realizimi i operacionit të koduar me emrin “Massa San Giuliano”.
Përveç grabitjeve nëpër vila, vidhnin edhe çelësat e makinave ku më pas e kishin më të lehtë për t’i grabitur.
Vjedhjet që shqiptarët kanë bërë janë shënuar në disa vila në provincat e Frosinone, Ravenna, Perugia, Bologna, Modena dhe Reggio Emilia.