TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka goditur një bandë kriminale italo-shqiptare që vepronte në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ata vepronin midis Evropës Veriore, Lombardisë dhe Toskanës. Në total janë arrestuar 14 persona, sekuestruar 520 kg marijuanë dhe 18 kg kokainë. Mes të arrestuarve disa shqiptarë dhe italianë.
Arrestimet janë bërë në kuadër të operacioni të koduar “BusLijnen” (“linja e autobusit”, në holandisht), kryer nga komanda e Guardia di Finanza e Firences. Policia arrestoi 11 persona të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës (tre prej të cilëve ishin arrestuar në flagrancë gjatë hetimit).