AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 09:25

Godet 33 vjeçaren dhe i rrëmben fëmijën në Vlorë

Godet 33 vjeçaren dhe i rrëmben fëmijën në Vlorë

Një 49 vjeçare vlonjate godet dhe i rrëmben djalin 3 vjeçar një gruaje me pretendimin se ishte fëmija e saji. Policia e Vlorës bënë me dije se autorja është me probleme mendore.

Denoncimi në polici është bërë nga nënë e djalit 3 vjeçar me iniciale nga O.B., 33 vjeçe, banuese në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.TPZ.AL