AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 09:21

Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për një projekt të ri

Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për

Lajmi i pak ditëve më parë se ikona e Ora Nevs, Ilva Tare ( foto e mesit lart) do të largohej nga ky ekran për të sisur punë në projektin e sapo startuar Euronevs në shqip, nuk është veçse qershia mbi tortë e një beteja të ashpër që është zhvilluar këtë verë në tregun e nëndheshëm të televizioneve. Ajo do të duket qartas këtë fillim vjeshte në ndryshimet në ekrane. Sepse dy TV të rinj po tentijnë të futen fuqishëm në treg, duke tronditur letargjine e kakohshme. Fjala është për projektin e televizionit A 2 ose CNN shqiptar, i cili ka nisur një merkato të madhe. Ai ka rrëmbyer një pjesë të rëndësishme të stafit të Top Chanel duke nisur nga ish drejtuesi i lajmeve, Endri Xhafo (foto në mes poshtë), nga drejtuesia e emisionit të pasdites Juli Krisafi (majtas), nga spikerja e lajmeve Denisa Pasho (në foto në studiot e reja me Anduena Llabanin, gjithashtu e rrëmbyer nga TVSh) e deri tek disa reporterë. Kjo luftë shpesh i ka shfaqur reflekset e saj edhe në ekran ku Top Channel ka goditur investimet e pronarit të A2, Bashkim Ulaj. Ndryshe ka qenë fati i marëdhënies së këtij të fundit më TV Klan. Një pakt mossulmimi mes tij dhe Aleksandër Frangajt ka ndaluar hemoragjinë në TV Klan. Por kjo gjithësesi nuk ka ndaluar ikonën e ABC Nevs, Viol Xhafaj, të fluturonte ndërkohë drejt CNN për një pagë disa herë më të lartë.  I gjithë stafi i A2 ka filluar me kohë trajnimin dhe mendohet të dalë në transmetim në fund të këtij viti.

Disa muaj pas tij, në pranverë pritet të startojë edhe Euronevs në shqip i cili ndryshe nga konkurenti i drejtëpërdrejtë e ka blerë të plotë franchizën e emrit që mban. Ai do të shfaqet në ekran me emrin Euro Nevs dhe do të drejtihet editorialisht nga zyra qëndrore në Lion. Deri më tani, përpos Ilva Tares, ky TV ka siguruar edhe prezencën e njërit prej emrave më të njohur të gazetarisë vendase, Andi Bejtja, i cili do të luajë rrolin e drejtorit editorial shqiprar.

Të dy televizionet, me struktura moderne, me investime serioze teknologjike, do tentojnë të thyejnë hegjemoninë e vjetëruar të televizioneve informative tradicionale. Ata premtojnë ndryshime të mëdha në treg. Kjo e ka bërë edhe ekranin lider të informacionit, Nevs 24 ta nisë këtë vit me artileri të rëndë. Ai ka rikthyer të enjten emisionin e Ylli Rakipit  (pas kalimit të Eni Vasilitnë Top Channel). Gjithashtu do ta nisë prime times të se hënës dhe të se martës me dy emjsione nga Adi Krasta. Për fare pak, në Nevs 24 ka dështuar edhe një kontratë me Rudina Xhungën, e cila do të kthehej aty me emisionin e saj.

Burimi: Lapsi.al