AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 23:32

Strakosha: Krenar që jam pjesë e këtij grupi, bëmë një ndeshje shumë pozitive

Strakosha: Krenar që jam pjesë e këtij grupi, bëmë

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha bëri një ndeshje shumë pozitive dhe ishte dhe njeriu i ndeshjes. Pas shumë pritjeve shpëtimtare për portën kuqezi, gardiani i Lacios tha:

“Jam shumë i lumtur, bëra një ndeshje shumë të mirë. Por fitorja nuk vjen nga një futbollist, por nga forca e grupit. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe të shikojmë përpara.

Jemi optimistë për të ardhmen dhe dua shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme. Nuk mendova asgjë te rasti i Gjimshitit. Ishte gjithçka instiktive dhe falë zotit nuk u fut topi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Panuçi na kërkoi të luanim topin më shpejt dhe të shënonim. Dihej sa e rëndësishme ishte kjo fitore dhe të vazhdojmë kështu edhe në Skoci”.