TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Heroi i Kombëtares, Taulant Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Izraelit, duke u shprehur i kënaqur me fitoren që skuadra arriti. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se nuk ka probleme me Panuçin.
“Babai më tha të godas pasi do të shënoj dhe ashtu bëra në të vërtetë dhe shënova. Jam i kënaqur pasi është goli im i parë në Kombëtare dhe kemi luajtur shumë mirë duke marrë fitore të rëndësishme.
Polemikat me Panuçin? Nuk kam probleme me të pasi më ka dhënë besim dhe unë arrita të shënoja këtë gol të rëndësishëm.
Besoj se ndeshja ka qenë shumë i mirë dhe luajtëm futboll të vërtetë. Ndaj Skocisë do të jetë një lojë ndryshe”, u shpreh Xhaka.