AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 09:12

Vuçiç revoltohet nga deklarata e Albin Kurtit: Tani marto vajzën me djalin e Thaçit!

Vuçiç revoltohet nga deklarata e Albin Kurtit: Tani marto

Deklarata e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti për “martesën e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiç” për shkak të afërsisë së dy presidentëve, nuk ka mbetur pa koment nga ky i fundit.

“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16 vjeçare Milicën” deklaroi Vuçiç.

Nuk ndalet me kaq por e quan Albin Kurtin të pa edukatë duke thënë se secili prind do ia jepte një shuplakë ose diçka tjetër.

“Por unë këtë s’mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s’më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai” ka thënë presidenti serb.

Vetëm pak ditë më para Albin Kurti i revoltuar nga takimi midis dy presidentëve në Bruksel tha se është sulm mbi demokracinë e vendit.

Më pas me ironi deklaroi se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.TPZ.AL