TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se një dekadë me kombëtaren kuqezi dhe krejt papritur Jahmir Hyka e ka parë veten kapiten, në një moment kur po luan në Amerikë dhe shpesh është thënë se nuk do të grumbullohet më për shkak të largësisë.
“Nuk e dija se do të isha kapiten. Para ndeshjes e mora vesh. Është krenari, por për mua nuk dot thotë gjë. E rëndësishme është fitorja e skuadrës dhe që e nisëm mbarë këtë kompeticion”, tha në intervistë për Supersport pas ndeshjes mesfushori i Kombëtares.
Hyka më altruist: “Është e vërtetë. Në fillim nuk provova shumë, pasi doja të futesha në lojë sa më mirë, për të fituar vetëbesim. Nuk ishte ndeshja perfekte, por rëndësi ka rezultati.
Situata në skuadër: “Pas miqësoreve që nuk morëm rezultate të mira e dinim se duhej të reagonim me një rezultat pozitiv sot diçka që e arritëm. Ishte një ndeshje e hapur, të dyja ekipet patën raste, por them se ishte një fitore e merituar. Shohim përpara.
Raste e humbura, në një kohë që çdo gol vlen shumë edhe për golaverazh: “Po, e dinim dhe do donim të shënonim më shumë. Edhe Balajt i thash që duhet të shënojmë golin e sigurisë. Në fund ishim me fat dhe fituam ndeshjen. Ishte një 3-pikësh që ka shumë rëndësi”.